Perspektiva Realiste në Marrëdhëniet Ndërkombëtare

Realizmi është perspektiva e parë teorike të cilën ne e konsiderojmë për kuptimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, sepse ka qenë historikish thjerëza nëpërmjet së cilës liderët  botërorë dhe ngjashëm edhe studiuesit kanë kuptuar marrëdhëniet ndërkombëtare. Në të vërtetë, burimi i Reaizmit mund të ketë burimin që nga Tukitidi me llogarinë që ai u bëri luftërave të Peleponezi nëpërmjet qytet-shteteve të Athinës dhe Spartës në vitet 404-431. Tukitidi një historian, përshkruajti dhe shpjegoj marrëdhëniet ndërmjet këtyre aktorëve me propozime realiste. Realizmi ishte gjithashtu mënyra dominante nëpërmjet së cilës liderët botëror në shekullin e shtatëmbëdhje dhe shekullin e njëzet i kuptuan marrëdhënet ndërkombëtare. Ishte po kjo periudhë gjatë së cilës sistemi ndërkombëtar, gjerësisht i bazuar në nocione realiste, gjerësisht i bazuar në nocione realiste. Pas luftës së dytë botërore, studiuesit e Marrëdhëneve ndërkombëtare përqafuan realizmin si një perspektivë dominante për të shpjeguar Politikat Globale. Mbështetësi kryesor i Teorisë Realiste të politikës ndërkombëtare ishte Hans J. Morgenthau ( Hans Morgentau) u konsiderua babai i teorisë realiste moderne. Teksti i tij klasik Politika ndërmjet kombeve : beteja për fuqi dhe paqe, ishe publikuar menjëherë pas luftës së dytë botërore definoj perspektiven teorike realiste të cilën më pastaj do ta adoptojnë shumica e studiuesve. Për shkak të kësaj pozite dominante të realizmit, në shumë mënyra, të gjitha perspektivat tjera teorike për kuptimin e marrëdhënieve ndërkombëtare janë reaksion dhe kriticizma kundër realizmit.

Propozimi i parë i realizmit, i njohur gjithashtu si Realpolitik, është që Shtetet janë aktorët më të rëndësishëm në Politikën Globale. Shtetet janë qeveritë që ushtrojnë autoritetin suprem dhe sovran mbi një territor të definuar. Sovranitet do të thotë që shtetet janë legalisht autoriteti përfundimtar mbi territorin e tyre dhe asnjë aktor tjetër në sistemin ndërkombëtar nuk ka të drejtë  ligjore për të interferuar në çështjet e mbrendshme të shteteve. Shtetet janë vendet të tilla si Franca, Indonezia, Nikaragua, Senegali,Turqia, Ukraina, dhe Shtetet e Bashkuara, në hartën botërore. Për Realistët janë këto shtete, dhe jo liderët e tyre, qytetarët,koroporatat e biznesit, ose organizatat ndërkombëtare, që janë aktorët kyq që përcaktojnë se çfarë do të ndodh në botë.

Shtetet munden, nëse ato zgjedhin, të kontrollojnë të gjitha aktorët e tjerë, sipas realizimit. R

Realizmi është Shteto-centrik, përshkak të pozicionit qëndror dhe mbizotërues që shtetet luajnë në këtë perspektivë.

 

Propozimi I dytë i përgjigjigjeve të realizmit rreth pyetjes rreth pyetjes , Pse shtetet veprojnë ashtu si veprojnë në Politikat ndërkombëtare ? Shtetet, sipas Realizmit, ndjekin interesat e tyre,të definuara si fuqi. Interesat e shteteve, më shumë se sa vlerat ose preferencat idelogjike, janë arsyeja pas çdo veprimi të shtetit. Dhe është maksimizimi i fuqisë së shtetit  që është në interesat e shtetit.

Prandaj çdo gjë që shtetit bën mund të shpjegohet nga dëshira e tij për të mbajtur , ruajtur dhe rritur fuqinë e tij në relacion me shtetet tjera.

 

Pushtimi  i Kuvajtit nga Iraku në Gusht të vitit 1990, për shembull , ishte një lëvizje e fuqisë sipas teorisë realiste.

http://www.Politologjia.com

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s